24 Mars, 2022 - 10:00 am
Xhevat Qena ka luajtur qindra role ne teatër. Rolin e pare kryesor e ka luajtur ndërmjet viteve 1956-1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic pohon ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën: “Une e kam dashur dramën se e kam ne vete njëfarë dramaciteti, e kam njëfarë fuqie për drame… P.sh., roli që me ka lënë mbresa shumë ka qenë një rol episodik i një avokati, i një te çmenduri, ne dramën “Oda e errët”. Gati jam çmendur edhe vete, duke u thelluar ne atë rol”. Kolegët dhe njerëzit që njohin potencialin e tij, mendojnë se është mëkat që ai është shfrytëzuar shumë pak ne drama.
Xhevat Qena ka luajtur shumë, edhe role kryesore edhe role te dyta apo madje edhe te treta. Aktori Dibran Tahiri pohon se kur ne ndonjë shfaqje teatrore ka partner Xhevat Qenën, ndien siguri te madhe. Xhevat Qena mund te përshkruhet si aktor që ka një aftësi te jashtëzakonshme te mbajë te përqendruar vëmendjen e publikut. Është shumë sugjestiv, aktor që, siç shprehet ai vete, është përpjekur gjithmonë te jetë “përdhesë”, i “tokës”. Krijon improvizime, por gjithmonë ne kontekst te batutës se partnerit, ne kontekst te situates ne te cilën ndodhet personazhi që ai luan.. .”Edhe nëse Xhevati ka luajtur vetëm ne një skenë te vetme, nuk ka qenë e mundur te kalojë ‘pa u hetuar’ prej publikut. Xhevati është aktor që di t’i krijojë hapësirë vetes…”, shprehet aktorja Igballe Qena.
Qena la pas vete një pasuri të madhe kulturore, duke qenë i dalluar me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija, ndërsa së bashku me gruan e tij Leze Qena, i hasim në shumë produksione televizive dhe filma.
Duke qenë si një nga personazhet kryesore dhe më të mëdha të kulturës shqiptare, Xhevat Qena ka luajtur në teatër ndërmjet viteve 1956- 1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic kishte pohuar ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën.
Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen “Përqafimi”, i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është “Duart e ndyra”, te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja “Ushtari i mire Shvejk”, ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen “Vinetu” (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe. /KultPlus.com