2 Qershor, 2024 - 4:58 pm
Gjirokastra, Berati, nëntoka e Durrësit dhe Pazari i Vjetër i Krujës, sot disa nga vendet më të vizituara nga turistët, u shpallën “Qytete-muze” më 2 qershor 1961.
Arkivi Qendror i Shtetit sjell sot vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 170 mbi shpalljen e qyteteve-muze, ku u aprovua edhe rregullorja për administrimin e këtyre vendeve.
Në dokumente përcaktohet qartë rëndësia që duhej t’u jepej monumenteve, por edhe banesave private që gjendeshin në këto qytete. Bashkë më përgjegjësinë e shtetit edhe qytetarët merrnin me vete përgjegjësitë për të ruajtur trashëgiminë e qyteteve-muze.
Sot Gjirokastra, Berati, dhe Amfiteatri i Durrësit janë në UNESCO si thesare të botës, por edhe atëherë kur Shqipëria ishte një vend i ilzoluar nga bota, rëndësia e kulturës, së bukurës, traditës dhe autentikes vlerësohej, në atë kohë me termin “qytete-muze”./atsh/KultPlus.com