5 Shkurt, 2021 - 12:28 pm
Personat me nevoja të veçanta, në vazhdimësi përveç kufizimeve të ndryshme që kanë në jetën e tyre të përditshme për të kryer punët dhe nevojat e tyre, ata kanë vështirësi dhe diskriminohet në çdo sferë të jetës.
Një rast i tillë është edhe ky i të riut 20 vjeçar Vigan Gashi, i cili është shurdhmemec dhe ka konkurruar për pozitën punëtor krahu në QKUK.
Vigani që ka të kryer shkollën e mesme teknike, siç thotë babai i tij nuk ishte lajmëruar fare nga QKUK-ja për ditën e testimit dhe se ai rastësisht kishte shkuar në QKUK ku dhe ka kuptuar se kur do të jetë testi me shkrim.
Mirëpo situata shkon e bëhet më dramatike kur ai përveç që nuk lejohet të asistohet nga prindi i tij gjatë testimit për shkak të kufizimeve në komunikim, ai nuk është bërë pjesë as në listën e pjesëmarrësve në testim, as që është pranuar apo refuzuar e as në listën rezervë.
E për rastin e tij që sigurisht nuk është i vetmi ku i bëhet keqtrajtim kësaj kategorie, në grupit Network Prishtina është marrë nisma që t’i ndihmohet Viganit, që edhe ai të ketë një punë.
Menjëherë kanë filluar reagimet e qytetarëve të cilët përveç se të mllefosur me keqtrajtimin që iu bëhet kësaj kategorie, kanë shprehur solidaritetin për të ndihmuar këtë të ri./ Indeksonline/ KultPlus.com