22 Qershor, 2023 - 9:10 pm
Më 22 qershor 1926, u përurua Kinema-Teatri “Nasional”, kinemaja e parë publike në Tiranë. Një vit më parë Hysen Beshiri, Xhuf Koljaka, Alqi Hobdari dhe Ferit Vokopola, themeluan shoqërinë e parë kinematografike në Shqipëri. Këto ishin dy ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të vendit.
Në vitet që pasuan, kinema “Nasional” dhe shoqëria kinematografike hapen degët e tyre në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, duke u bërë kështu shoqëria më e fuqishme në përzgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri shkruan.
Foto kortezi e Albanian Vintage Photography, people, city, culture and history.