17 Mars, 2021 - 8:26 pm
Sot janë shënuar 23 vjet që nga protesta e grave ‘Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës’, që u organizua më 16 mars të vitit 1998, shkruan KultPlus.
Protesta ‘Bukë për gratë dhe fëmijë e Drenicës’ që filloi pas masakrës në Prekaz të marsit të vitit 1998, ishte organizuar nga një grup i grave që synonin që të ngisnin vetëdijen për të drejtat e grave, por njëkohësisht edhe të reagonin edhe kundër politikave dhe ideologjisë Jugosllave të asaj kohe.
Më shumë se dymbëdhjetë gra kishim marshuar në këmbë nga Fushë Kosova drejt Drenicës teksa mbanin bukë do dorë të cilën do të ua dërgoni fëmijëve dhe grave në Drenicë.
Por, këto gra kishin edhe një synim tjetër krahas sigurimit të bukës për gratë dhe fëmijët e Drenicës, ato dëshironin që ti shfaqnin komunitetit ndërkombëtar që gratë dhe fëmijët në Drenicë po përballeshin me vdekjen.
Fotografia e marrë nga Eliza Hoxha/insjaderi/ KultPlus.com