11 Qershor, 2021 - 10:19 am
Sot janë mbushur 22 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. / KultPlus.com