24 Prill, 2022 - 5:00 pm
Daniel Defo lindi në Londër më 1660. Ai ishte djali i një kasapi të quajtur Xhejms Fo (Danieli më vonë e ndryshoi mbiemrin e tij në Defo sepse tingëllonte më bukur). Danieli i ri mëson në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregtinë duke shitur dhe blerë mallra të ndryshëm. Kështu, ai udhëtoi në të gjithë Europën.
Daniel Defo luftoi kundër mbretit Xhejms ll dhe më vonë u bashkua me ushtrinë e mbretit Uilliam lll. Ai u burgos dy herë, sepse shkroi disa tekste kundër kishës dhe qeverisë. Daniel Defo punoi shumë edhe me gazetën e tij, në të cilën shkroi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet, më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze.
Ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në 1731 në Londër. Kur ishte pothuajse 16 vjeç, Daniel Defo filloi të shkruante novela. Të kësaj periudhe janë veprat: “Kapiten Singëlltoni”, “Moll Flanders” dhe “Roksana”, por libri që e bëri të famshëm në të gjithë botën është “Robinson Kruzo”. Kjo ishte novela e tij e parë, e shkruar më 1719 dhe pati sukses të menjëhershëm. Defoja u mbështet në historinë e vërtetë të një detari të quajtur Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandes, një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor.
Ai jetoi atje i vetmuar për katër vjet dhe mundi të largohej me ndihmën e një anijeje në vitin 1709. Shumë studiues letërsie e mbajnë Robinson Kruzonë si novelën e parë në krijimtarinë letrare angleze. Ajo është përkthyer në mjaft gjuhë të botës, madje konsiderohet nje ndër veprat më të përkthyera në të gjithë botën pas Biblës.
Ai është një nga katër shkrimtarët më popullor dhe themelues i romanit anglez. Defoe ka shkruar edhe shumë trakte politike të cilat i kanë shkaktuar shqetësime autoriteteve angleze, të cilat e kanë ndëshkuar duke e futur në burg për pak kohë. Njëherësh ai ishte pionier i gazetarisë ekonomike dhe të biznesit. /KultPlus.com