3 Tetor, 2022 - 2:37 pm
“Sërisht një”, me këto fjalë ambasada gjermane në Tiranë, kujtoi sot 32-vjetorin e bashkimit të dy Gjermanive, Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale Gjermane.
Bashkimi u bë realitet pas pothuaj 1 viti nga rënia e Murit të Berlinit, që nisi më 9 nëntor 1989. Më shumë se 300 ditë, me aktivitet të dendur diplomatik, u deshën për të realizuar bashkimin e dy botëve, sa të ndryshme politikisht e po aq të ngjashme nga ana humane. Muri kishte ndarë familje, miq, një komb.
Historianët i njohin meritat, jo vetëm qytetarëve të Berlinit të ndarë, kancelarit gjerman të kohës, Helmut Kohl, por edhe lideri sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili u nda nga jeta gushtin e kaluar.
Shembja e Murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin sinjal për ndryshimin e sistemeve komuniste në vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.
Bashkimi i Gjermanisë çdo vit kremtohet më 3 tetor me ceremoni zyrtare. /atsh / KultPlus.com