17 Qershor, 2023 - 11:14 pm
Në qytetin bregdetar të Sarandës janë ekspozuar 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI).
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky koleksion retro, si dhe nga vizita e pjesëmarrësve të këtij turi në qytetin antik të Butrintit.
“Saranda mirëpret 35 mjete të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu”, shkroi Rama.
Mjetet retro nga Old Car Club – Bari (ASI).do të zhvillojnë një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër.
Këto mjete zbarkuan dje në Portin e Durrësit, ku nisën rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”.
Programi i turit është vizitë në Butrint, Ksamil, Syri i Kaltër dhe vendosja e mjeteve në shëtitoren e Sarandës shoqëruar me muzikë e DJ nga paraditja deri në mbrëmje./KultPlus.com