6 Nëntor, 2022 - 9:53 am
Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë mbështetje me vendosmëri për ushtrinë e Ukrainës, deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan gjatë një konference për shtyp së bashku me kreun e Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak.
Në fjalën e tij Sullivan theksoi se SHBA-ja do të vazhdonte të ofronte mbështetje për palën ukrainase në ofensivën kundër forcave ruse.
“Do të sigurojmë çdo gjë të nevojshme për forcat ukrainase për të vazhduar kundërsulmet. SHBA-ja do të jetë në anën e Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, deklaroi Sullivan.
“Për sa kohë që Ukraina vazhdon të ecë përpara, nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë flamur të kuq, asnjë lëshim në mbështetjen tonë”, tha ai.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kiev, Sullivan u takua gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky