Zona e Lenies në Gramsh, panoramë fantastike në dimër

9 Shkurt, 2023 - 9:20 am

Zona e Lenies në Gramsh, në këto ditë dimri është mbuluar nga reshjet e dëborës, duke ofruar një panoramë fantastike, e cila nuk duhet lënë pa u vizituar.

Gramshi tashmë është kthyer në një destinacion të vërtetë turistik, pasi ofron për turistët pika të tjera natyrore që bëhen të vizitueshme, sidomos në fundjavë.

Një nga pikat që vizitohet në Gramsh është dhe Liqeni i Zi, që ndodhet pranë fshatit Lenie, 1634 m mbi nivelin e detit. Në këtë stinë, zona popullohet me çadra dhe makina që parkohen rreth liqenit.

Më e bukura dhe më e vizituara mbetet Ujëvara e Sotirës. Kjo ujëvarë, e cilësuar edhe si “Niagara e Shqipërisë”, e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.

Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorit. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe turistë të huaj, që janë të apasionuar pas natyrës.

Zona e Gramshit ofron shumë monumente të natyrës, të historisë të antikitetit dhe burime natyrore./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme