11 Mars, 2021 - 10:53 am
Më 4 Mars të vitit 1981, studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre, kjo protestë u përcoll me demonstrata të tjera të njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur, përcjellë KultPlus.
Ishte demonstrata e 11 Marsit, që sot shënon 40 vjet, u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave duke sjellë protesta të tjera.
Gjatë gjithë tubimeve të organizuara në vazhdimësi nga studentët në Kosovë, organet shtetërore ndërhynë në mënyrë brutale, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës që solli gjendje të jashtëzakonshme e më pas edhe shtetrrethimin.
Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit filluan një proces të pakthim për shqiptarët e ish-Jugosllavisë.
Për të shënuar 40 vjetorin e demonstratave të 1981, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës do të hapë ekspozitën “Vullkani” i Republikës, në Mensën e Studentëve në Prishtinë, në orën 11:00. / KultPlus.com