11 Maj, 2023 - 10:57 am
Sot në hapësirat e Uni– Universum International College është mbajtur Panairi i Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit, më i madhi i këtij lloji i mbajtur ndonjëherë në Kosovë.
Panairi u karakterizua me numër të madh të studentëve të interesuar për t’u kyçur në tregun e punës dhe të tjerëve për të vazhduar studimet në një nga universitetet jashtë vendit.
Nën organizimin e Uni– Universum International College, në Kosovë zbarkuan 72 përfaqësues nga 41 universitete prej 18 shtete nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.
Përveç përfaqësuesve të universiteteve, në panair ishin pjesëmarrëse 7 ambasada me mision në Kosovë dhe 60 biznese që ishin të gatshme për të rekrutuar studentë në punë.
Hapja e panairit u bë nga Rektorja Shqipe Gerguri Rashiti , i cili tha se bashkëpunimi me universitetet ndërkombëtare dhe bizneset aktive nderon aktivitetin dhe kolegjin.
“Uni– Universum International College u kushton një rëndësi të veçantë kualitetit të studimeve dhe në të njëjtën kohë i kushton vëmendje bashkëpunimit me industri, duke u ofruar studentëve praktikë dhe studime duale”, tha ajo, teksa theksoi se 80% e studentëve të këtij kolegji kanë përfituar një kontratë pune.
Ky panair ka hapur dyert e shumë të rinjëve për të ardhmen e tyre, teksa kanë pasur rastin të takohen edhe me ish-studentë të cilët kanë përfituar nga lidhja e Uni– Universum International College me universitetet ndërkombëtare.
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.