42% më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me një vit më parë

18 Gusht, 2024 - 6:30 pm

Në periudhën janar-korrik 2024 sitet kulturore në vend u vizituan nga 651 796 vizitorë, një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale të dhënat e 7-mujorit.

Kryeministri theksoi se 23% e vizitorëve janë turistë të huaj, ndërsa renditi edhe “Top 5” destinacionet e preferuara të vizitorëve.

Ndër sitet kulturore me më shumë interes kryeson Kalaja e Gjirokastrës me 120,723 vizitorë.

Lista vijon më pas me Muzeun “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 90,955 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Shkodrës me 85,806 vizitorë; Parkun Arkeologjik të Butrintit me 84,742 vizitorë dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë me 68,469 vizitorë./ KultPlus.com

Të ngjajshme