27 Gusht, 2023 - 8:04 pm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për në Alpbach, Austri, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian Alpbach 2023.
Osmani, në këtë forum ka thënë se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Një Evropë e guximshme! Kjo është tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, ku kisha nderin të diskutoj në panelin kryesor, së bashku më përfaqësues të shteteve të tjera”, ka shkruar Osmani.
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme”.
“Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën. Familja euro-atlantike është familja jonë!”./KlanKosova/KultPlus.com