20 Nëntor, 2019 - 8:56 am
Sot bëhen 47 vjet kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.
Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria dhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.
Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar.
Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.
Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina.
Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore. / Koha.net / KultPlus.com