25 Korrik, 2024 - 9:29 am
50 mijë vizitorë nga fillimi i vitit 2024, regjistroi Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.
Krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 18 vizitorë më shumë ose është shënuar një rritje prej 54%.
Shifrat tregojnë një rritje të qëndrueshme të interesit për thesaret e trashëgimisë ikonografike e kulturore të Beratit.
Muzeu i ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986.
Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI.
Katedralja përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit./KultPlus.com