12 Mars, 2020 - 5:00 pm
Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, të martuar prej 60 vitesh, kanë ndërruar jetë mëngjesin e së martës prej koronavirusit. Dy bashkëshortët kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit. Djali i tyre, Luca Carrara, thotë se dy prindërit e tij vdiqën vetëm.
Sipas tij, ata kanë qendruar për disa ditë në shtëpi të izoluar me temperaturë 39 gradë, dhe askush nuk iu ka shkuar për ndihmë mjekësore.
Duke folur për “Corriere della Sera”, ai tha se babai i tij, Luigi, i cili punoi si murator, para se të dilte në pension, ishte dërguar në spitalin e Bergamos të shtunën dhe nëna e tij, Severa, një shtëpiake, u dërgua në spital vetëm të dielën. Por, të martën në mëngjes, njëri vdiq në orë 09:155, ndërsa dy orë më vonë, vdiq edhe tjetri.
“Ata vdiqën, për shkak të virusit. Të dashurit tanë kanë mbetur vetëm dhe ne nuk mund t’iu japim as një përqafim. Nuk mund t’iu themi dot lamtumirë. Nuk mund t’iu themi dot as ndonjë gënjeshtër, se do të bëhen më mirë”, tha Luca i prekur. /KultPlus.com