7 Mars, 2021 - 11:50 am
Më 7 mars 1951 në Ferizaj lindi Nehat S. Hoxha, një ndër Rokerët e parë në Kosovë, poeti, përkthyesi i shumë filmave dhe romaneve nga anglishtja në shqip, shkruan KultPlus.
Ai ishte kitaristi i parë i grupit Kastriotët nga Ferizaj. Ai poashtu luajti në kitare së bashku me vëllain, kitaristin e mirënjohur Shefqet Sheki Hoxha, në grupin “The Lords”, të cilin Nehati vet e emëroi.
Kur Jusuf Buxhovi e publikoi listën e individëve të cilët e kishin përzgjedhur Rugovën si udhëheqës fund viteve ’80, aty figuronte edhe nënshkrimi i Nehat S. Hoxhës.
Ndërroi jetë më 10 dhjetor 2017.
KultPlus më poshtë ju sjell një foto të Nehat Hoxhës duke vallëzuar me bashkëshorten e tij, poashtu të ndjerë, kengëtaren e mirënjohur Nazmije Hoxhën./ KultPlus.com