8 Shtator, 2023 - 11:00 am
Federata e Zvicrës ka njoftuar se 700 tifozë zviceranë kanë prerë biletat për ta parë ndeshjen Kosovë – Zvicër
Pos kësaj, sipas mediave në Zvicër, ky numër mund të jetë edhe më i madh, pasi mund të këtë familjarë të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe futbollistëve të tjerë kosovarë që luajnë për Zvicrën e që mund të bëjnë tifozllëk për ta.
Argëtimi me golf
Çfarë duhet të bëni në kohën tuaj të lirë? Pas stërvitjes të së mërkurës, disa yje të Zvicrës ndërruan topin e madh me një top të vogël për të bërë një lojë golfi. E duket që Zvicra ka shumë të pasionuar pas këtij sporti, e që nuk janë shqiptarët por yjet e Zvicrës si Renato Steffen, Gregor Kobel dhe Ruben Vargas. Edhe trajneri Murat Yakin duket se pëlqen të luajë gol dhe ai e bëri këtë gjatë kësaj kohe.
Zvicra nuk do të stërvitet në Kosovë
Sipas asaj që shkruan Blick, Kombëtarja e Zvicrës nuk do të mbajë asnjë stërvitje në Kosovë. Stërvitja e fundit do të jetë premten në mbrëmje në Valais. Ata pritet që të udhëtojnë me avion nga Sioni në orën 15:30 për në Prishtinë ku do të mbërrin për rreth dy orë. Sommer, Xhaka dhe disa futbollist të tjerë pritet të udhëtojnë vetëm me një bagazh dore e ku ai pritet të arrijë sonte në Kosovë nga Zurichu.
Shumë tifozë zviceranë në Kosovë
Sipas Federatës së Zvicrës, rreth 700 tifozë zviceranë do ta ndjekin ndeshjen në sektorin e mysafirëve të stadiumit Fadil Vokrri, derisa stadiumi ka kapacitet 14000 njerëz dhe është ndërtuar në vitin 1922. Mediat në Zvicër thonë se përpos këtyre 700 tifozëve aty mund të këtë edhe fansa të tjerë të Zvicrës, që janë fansa të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Uran Bislimit.
Të gjitha futbollistët, të gatshëm për lojë nga Zvicra
Përveç Filip Ugrinic, i cili u ftua për herë të parë, por që nuk erdhi për shkak të një lëndimi në ije, Murat Yakim ka gati tërë skuadrën dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim gjatë stërvitjeve.