1 Tetor, 2023 - 9:53 am
Sot janë bërë 80 vite nga lindja e veprimtarit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla.
Jusuf Gërvalla ka lindur në Dubovik, më 1 tetor 1943. Ai ka qenë veprimtar, shkrimtar dhe muzikant shqiptar, si dhe themelues i grupit irredentist Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Lindi në Burrëmadhi, në komunën e Deçanit. Shkollimi i lartë tij vijoi në Prishtinë e Ljubjanë, më pas punoi si gazetar në Shkup e Prishtinë. Një nacionalist i zëshëm, hyri në radarin e Policisë sekrete jugosllave, duke u shtytur të kërkonte azil në Gjermani ku themeloi Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës që më pas u nda në dy fraksione Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, të mbramin e kryesonte Gërvalla.
Më 18 janar 1982, Jusufi bashkë me të vëllanë, Bardhoshin, dhe Kadri Zekën u vranë nga shërbimi sekret Jugosllave në lokalitetin Untergruppenbach pranë Shtutgartit në Gjermaninë Perëndimore asokohe.
Disa prej veprave letrare të tij të cilat janë të botuara: Fluturojnë e bien (1975), Kanjushë e verdhë (1978), Shtëpia në kornizë, Skena nga jeta e fshatit, Shenjat e shenjta (1979), Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare, Prishtinë: Ora, 1992/KultPlus.com