28 Tetor, 2023 - 11:40 am
Në sallën e Kinema Millennium është kremtuar 80-vjetori i lindjes së aktores Roza Anagnosti, Nderi i Kombit. Kanë qenë të pranishëm breza të ndryshme kineastësh, kolegë të artistes, familjarë, artdashës etj. Mes atyre që uruan ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Me mbi 20 role në kinematografi e shumë të tjera në teatër, Roza Xhuxha Anagnosti, arriti të fitonte zemrën e publikut. Në event, ajo falenderoi familjen, veçanërisht bashkëshortin Dhimitrin e më pas edhe publikun, që e mirëpriti sinqeritetin me të cilin artistja punoi. Fjalën përshëndetëse, Roza Anagnosti e kishte përgatitur, duke e parashikuar që mbrëmja do të ishte tejet emocionuese.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaqi për të pranishmit filmin e saporestauruar “Mësonjëtorja”, ku Roza Anagnosti ka përjetësuar me rolin e Dafinës, figurën e Sevasti Qiriazit.
Mbrëmja vijoi me fjalën e ministres Margariti dhe dhënien e një dhurate nga Ministria e Kulturës./KultPlus.com