7 Dhjetor, 2022 - 2:40 pm
Në ambasadën e SHBA, sot flamuri amerikan është në gjysmë shtizë, në nder të sulmit të vitit 1941 mbi Pearl Harbor. Çdo vit më 7 dhjetor, Shtetet e Bashkuara shënojnë Ditën Kombëtare të Kujtesës së Pearl Harbor. Kjo ditë shërben për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që humbën jetët gjatë sulmit japonez mbi Pearl Harbor në 7 dhjetor 1941, 81 vite më parë. Më shumë se 2400 amerikanë humbën jetën dhe 1178 të tjerë u lënduan.
Si pasojë e sulmit të japonezëve, 2 luftanije amerikane u fundosën (USS Arizona dhe USS Utah) si dhe u shkatërruan 188 avionë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, është bërë tashmë traditë valëvitja e flamurit të Shteteve të Bashkuara në gjysmë shtizë deri në perëndim të diellit në nder të patriotëve që humbën jetën gjatë sulmit.
Çdo 7 dhjetor, të mbijetuarit, veteranët dhe vizitorë nga vende të ndryshme mblidhen për të nderuar dhe kujtuar. Kongresi i Shteteve të Bashkuara shpalli 7 dhjetorin si Ditë Kombëtare të Kujtimit të Pearl Harbor, në 23 gusht të vitit 1994. /atsh/ KultPlus.com