5 Shkurt, 2024 - 10:45 am
Më 5 Shkurt 1938, vdiq Hajdar Bej Vlora (i dyti në këmbë nga majtas), Doktor i Shkencave Mjekësore dhe nipi i Ismail Qemal Bej Vlorës.
Ai mbaroi Liceun Perandorak Franko-Osman të Gallata Serait dhe u diplomua si doktor në Universitetin e Sorbonës, ku mbrojti doktoraturën gjithashtu.
Në vitin 1923 erdhi në Shqipëri dhe u emërua mjek bashkie në Vlorë, ku shërbeu deri në vitin 1932. Në janar të po atij viti u dërgua në Paris për specializim në luftën kundër tuberkulozit. Pas kthimit punoi në Spitalin Civil në Tiranë.
Ai u dënua me 5 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në Kryengritjen e Fierit, por u lirua vetëm pas 3 muajsh me urdhër të Mbretit Zog I dhe vazhdoi të punoi në Spitalin e Tiranës.
Vdiq në moshën 50 vjeçare nga një atak në zemër. / KultPlus.com