9 Nëntor, 2019 - 11:00 am
Gjithmonë duhet t’i mbështesni fëmijët tuaj për talentin e tyre, ani pse nganjëherë fëmija s’është perfekt.
Një 9 vjeçar nga Anglia, që quhet Joe Whale, ishte futur në telashe për, siç i thoshin të tjerët, shkarravina që bënte në klasë. Por prindërit e inkurajuan të mos dorëzohej e të vazhdonte me pasionin e tij, transmeton Koha.net.
Tash Joe njihet si “Doodle Boy”, apo “Djali i shkarravinave”.
Prindërit e tij, e dërguan në një shkollë arti pasi besuan se ai ka aftësi artistike, dhe u vu re menjëherë nga rrethi i tij i ngushtë.
Një restorant në Shrewsbury të Anglisë, madje i ofroi edhe një punë 9 vjeçarit.
Restoranti “Number 4”, i ofroi punë të dizajnonte muret e restorantit, në pjesën e ngrënies.
Joe besohet se ka kaluar 12 orë në këtë pjesë të murit të këtij restoranti vetëm për ta dekoruar sa më mirë.
Për më tepër, Greg, pronari i restorantit, ka edhe disa këshilla për prindërit që duan të inkurajojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë talentin e tyre.
“Unë do t’i këshilloja prindërit të inkurajojnë fëmijët e tyre që të ndjekin gjithmonë pasionin dhe ëndrrat e tyre , hulumtoni punëtori lokale ose grupe brenda komunitetit tuaj lokal”, tha ai. /KultPlus.com