Abdul Hamidi I dhe dekreti për asimilimin e gjuhës shqipe

30 Gusht, 2019 - 7:30 pm

 

Sipas mediave të fqinjëve tanë, perandoria osmane, që mbajti të pushtuar për pesëqind vjet popullin shqiptar, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e kulturës dhe gjuhës greke: Sulltani Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxori  “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).

Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe.

Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I.

Abdyl Hamiti II (1842-1918) ishte sulltan i Perandorisë Osmane (1878-1909), i cili vendosi një nga regjimet më të egra dhe për masakrat kundër popujve të shtypur u mbiquajt “sulltani i kuq”. Zbatoi ndaj shqiptarëve politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe të shkombëtarizimit. Abdyl Hamiti II kundërshtoi të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe e shtypi atë me dhunë, ndërsa nga ana tjetër mbante me privilegje krerët feudalë shqiptarë, që u shërbenin interesave të sundimit osman.

Populli shqiptar bëri kryengritje të armatosura të njëpasnjëshme kundër tiranisë së Abdyl Hamitit në fund të shek.XIX deri në fillim të shek.XX. Shqiptarët morën pjesë në shpartallimin e komplotit të organizuar nga sulltani më 13.04.1909 kundër regjimit kushtetues. Më dështimin e komplotit, Abdyl Hamiti ra nga froni./konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme