Adelina Thaçi: Nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë

9 Korrik, 2020 - 9:28 am

Këngëtarja Adelina Thaçi dje doli pozitiv me coronavirus.

Ajo sot ka thënë se gjendja e saj është e mirë por se po frikësohet për familjen e saj.

“Fëmijët e mi nuk e kanë përjetuar lehtë, vijnë fëmijët të më përqafin dhe nuk është ndjenjë e lehtë për nënën.

Unë jam shumë mirë, por frikën e kam tek familjarët. Simptoma e parë e kam ndjerë një lodhje nga këmbët deri te koka. I thash bashkëshortit nuk po ndihna mirë, si një këputje, pastaj dhimbje e madhe e qafës”, tha Adelina për TV Dukagjini.

Ajo ka thënë se revolta e saj është tek personat që tentojnë me fsheh virusin.

“Mos ta marrin këtë pune si hajgare, nëse nuk po tregon që është pozitiv, e kanë ditë që është pozitiv dhe nuk tregojnë, nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë me tregu”, ka thënë tutje Adelina në intervistë. / KultPlus.com

Të ngjajshme