Aeroporti i Prishtinës, në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë

11 Tetor, 2023 - 11:17 am

World Travel Award e ka listuar lartë Aeroportin e Prishtinës për performancë të mira në Evropë.

Po, kjo është e vërtetë, aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është renditur ndër aeroportet më të mira në gjithë Evropën.

Për dikë mund të jetë edhe e pabesushme, që në mesin e të gjitha aerporteve të Evropës, ai i Kosovës të renditet lart, mirëpo World Travel Award e ka listuar aeroportin e Prishtinës mes areporteve më të mira në Evropë për shumë arsye.

Vlen të theksohet se Kosova aktualisht është një nga tregjet më të mira të udhëtimit ajror në Evropë.

Aeroporti i Prishtinës arrin të përshtatet në mënyrë fleksibile me rrethanat dhe të vendosë nevojat e pasagjerëve të tij në radhë të parë.

Çfarë e bën aeroportin e Prishtinës ndër më të mirët në Evropë

Sipas World Travel Award, Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ofron shërbimet më të mira në shumë kategori të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, kontrollin e sigurisë, çmimet e arsyshme të ushqimeve, masat higjienike, etj.

Pasagjerët që e vlerësuan aeroportin në faqen e internetit Skytrax dhe e votuan atë në mesin e aeroporteve më të mira në Evropë në World Airport Awards 2023, vlerësojnë veçanërisht, shërbimet në orare gati të përpikta, pastërtinë, arkitekturën, qartësinë e adresës dhe ndërtesës, linjat ajrore, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë e makinave me qira, shkruan albinfo.ch.

Performancë të mirë i dha edhe afërsia e objektit të aeroportit nga kryeqyteti, Prishtina, duke e konsideruar shumë paraktik, po ashtu dëshimi e këtij aeroporti është edhe numri i larë i pasagjerëve që udhëtojnë nga e mbarë bota, duke bërë një laramani të fluturimeve në shtete të ndryshme.

Në krye të listës u rendit Aeroporti i Cyrihut

Si pjesë e World Travel Awards, Aeroporti Cyrih-Kloten u shpall edhe një herë aeroporti më i mirë në Evropë. Ky aeroporti tashmë e ka marrë çmimin 20 herë.

Për shtetet tjera, pak ka ndryshuar lista e vitit 2022.

Albinfo.ch ju sjell listën në top aeroporteve më të mira që janë renditur në Evropë:

Amsterdam Schiphol, Holandë

Barcelona-Aeroporti El Prat,  Spanjë

Aeroporti Berlin-Brandenburg, Gjermani

Hamburg, Gjermani

London Heathrow, Angli

Stamboll, Turqi

Aeroporti i Lisbonës,  Portugali

Mynih, Gjermani

Paris Charles de Gaulle, Francë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, Kosovë

Aeroporti Fiumicino i Romës,  Itali

Aeroporti i Vjenës, Austri

Rreth World Travel Awards. / KultPlus.com

Photo by: Bogdan Longawa

Të ngjajshme