Agata Çetta vjen me ide kreative, paraqet artefaktet kulturore në artikuj të ndryshëm

19 Maj, 2020 - 4:59 pm

Qendrim Badalli

Agata Çetta ka ardhur ditëve të fundit me një ide shumë kreative për publikimin e ekspozitës virtuale “Riatdhesimi” ku ka dizajnuar artikuj të ndryshëm me artefaktet kulturore të Kosovës, shkruan KultPlus.

Ajo në një prononcim për KultPlus, fillimisht foli për ekspozitën dhe më pas edhe për atë se si i ka ardhur ideja.

“Javën e kaluar e kam publikuar ekspozitën virtuale “Riatdhesimi” në kuadër të pogramit të Muzeut të Kosovës me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të muzeve, që ka pasë si qëllim thirrjen e gjerë publike në lidhje me çështjen e kthimit te artefakteve te trashegimise kulturore te Kosoves te cilat mbahen ende ne Beograd. Ideja për dizajnimin e artikujve të ndryshëm me artefaktet e Kosovës ka ardhë natyrshëm, është thjeshtë një ndrrim i mediumit”, ka thënë Cetta.

Tutje, për KultPlus, ajo ka treguar për idenë që t’i paraqes artefaktet kulturore të Kosovës në artikuj të ndryshëm.

“Punimet që i kam prezentuar në ekspozitë janë unike dhe kjo ka qenë një shtytje që unë t’i paraqes këto artefakte edhe në artikuj të përditshëm që të jenë më afër artdashësve dhe poashtu përmes tyre të përhapen vlerat kulturore të Kosovës. Mundohem që artefaktet të jenë reprezentative për periudhen kur janë krijuar dhe për temën që trajtojnë.Kam dizajnuar artikuj që përdoren kryesisht, por jo vetëm, nga moshat e reja”.

Për fund z.Cetta, ka folur për qëllimin si dhe ka shprehur urimin e saj për trashëgimin kulturore.

“Qëllimi ka qenë të ndikohet më shumë kjo grupmoshë e popullatës duke kombinuar trashegiminë kulturore me kontekstin modern. Shpresoj që kjo iniciative të pëlqehet dhe të vazhdohet prezantimi i vlerave të trashegimise kulturore”.

Linku ku ndodhen produktet:

https://teespring.com/stores/kosovo-cultural-heritage?fbclid=IwAR1sSSXDJG8jlhcXonwzW28jWBBPrluisv3MhQ9y_9cmXYcFyGUrmHZagW8

Mozaiku i Dersnikut
Okarina

Të ngjajshme