8 Janar, 2020 - 10:22 am
Një skandal ka ndodhur nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri.
Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.
Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Shqipëri. Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë u bë një bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.
Këtë gabim kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në rrjetet sociale mungonte shteti i Kosovës dhe shfaqej si pjesë e Serbisë. /Bold News /KultPlus.com