Agjenda e festimeve me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes

11 Qershor, 2022 - 9:30 am

Është bërë publike agjenda e festimeve me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Paqes që shënon 23 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi ministria që drejton do të jetë organizator i këtij manifestimi në emër të Qeverisë së Kosovës.

“Përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s! Ejani të gjithë të përkujtojmë, nderojmë, evokojmë e festojmë së bashku!”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni aktivitetet e planifikuar për nesër (11 qershor) dhe pasnesër (12 qershor):

11 Qershor

20:00 – Koncert muzikor i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;

12 Qershor – Dita e Paqes

08:30 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Presidentit Ibrahim Rugova;

08:40 – Homazhe nga krerët shtetëror te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;

09:30 – Homazhe nga krerët shtetëror në Prekaz te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

10:30 – Nderim i krerëve shtetëror te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

11:20 – Performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”;

12:00 – Manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës. /KultPlus.com

Të ngjajshme