AGK mban me 6 korrik Kuvendin për zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe anëtarëve të Bordit

8 Qershor, 2024 - 2:30 pm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë më 6 korrik Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës.

Kuvendi do të mbahet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 11:00.

“📆 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, më 6 korrik 2024 do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës. 📍🕛 Kuvendi i Zgjedhor të AGK-së, do të mbahet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 11:00”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Të ngjajshme