11 Nëntor, 2020 - 1:02 pm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga dita e premte e kësaj jave.
Në komunat me rrezik të lartë, apo në zonë të kuqe Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen aktivitetet ekonomike pas orës 19:00.
Për këto vendime ka reaguar menjëherë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili “proteston” kundër mbylljes. Sipas tij, nuk duhet të ketë mbyllje pa ju ofruar ndihmë ekonomike bizneseve dhe qytetarëve.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Sistemi i qeverisë për masa:
– Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg.
– në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt
Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.
#jombylljes me keso parimesh e kriteresh!
#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët. / KultPlus.com