30 Qershor, 2020 - 9:58 am
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke i lutur qytetarët për kujdes dhe respektim të masave. Ai kësaj radhe ju drejtohet jo si kryetar i Prishtinës, por si qytetar e familjarë duke kërkuar që të respektohen masat, shkruan KultPlus.
Ky është reagimi i plotë i Ahmetit:
Gjatë këtyre muajve të pandemisë kam takuar qindra njerëz, kam qenë në kontakt me mjekë, e në lagjet me infeksion. Gjasat për ta marr virusin kanë qenë të larta. Por, kam përcjellur rekomandimet e mjekëve në maksimum. Masken, jo kontakte fizike dhe larje e dezinfektim të rregullt të duarve.
Fatmirësisht, deri më tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virus është shtuar gjasat janë që të infektohem.
Deri atëherë do ta luftoj me gjana të thjeshta. Maskë, distancë e larje e dezinfektim.
Nanën e kam 72 vjeçare dhe nuk dua ta rrezikoj. Kam parë shumë raste të rënda për ta kaluar si hajgare.
Prandaj sonte nuk po ju flas si kryetar komune por si qytetar e familjar. Këto rekomandime të thjeshta nuk janë të vështira. Përndryshe ska shtet në botë që do ta ndalte përhapjen!
Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet. Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për tu shtrirë e mjekë për të ju mjekuar. / KultPlus.com