8 Qershor, 2020 - 4:56 pm
Janë konfirmuar 40 raste të reja me COVID-19 dje në Kosovë, e 10 nga to janë nga komuna e Prishtinës.
Derisa, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti sot përmes një konference për media, ka dhënë detaje në lidhje me këto raste, duke njoftuar se 2 nga to janë fëmijë, prandaj edhe kanë mbyllur 3 çerdhe.
“Edhe 30 fëmijë do të testohen. Do të ishte mirë që nëse dikush ka pasur kontakt me rastet që kanq dalë pozitiv të vetëizolohen.
Faza e tretë na ka sjellë edhe raste të reja, prandaj të bëjmë kujdes mos t’na ndodhë si në Maqedoni.
Deri më tani e kemi situatën nën kontroll, do të vazhdojmë edhe me vëzhgim e monitorim, siç vepruam edhe mbrëmë me 3 çerdhe që i mbyllën për t’i dezinfektuar që virusi mos të shpërndahet.
Në momentin që i kemi dezinfektu klasët, fëmijët që kanë qenë dy pozitiv, ata s’do të shkojnë në çerdhe, po ashtu edhe klasët do të mbyllen për dy javë. Presim që të gjitha rastet e tjera të dalin negativ. Edukatoret s’do të shkojnë në punë.
I pari i kryeqytetit informoi se kana mbyllur çerdhen “Xixëllonjat” për shkak se burri i një edukatore ka dalë pozitiv me Coronavirus.
Ai ka thënë se do të testohen të gjithë fëmijët e atyre klasave.
Ahmeti tha se pavarësisht kësaj një relaksim i tepërt munden me na kthy pas, pasi që mjaftueshëm kemi pas edhe humbje ekonomike, derisa shtoi se po vazhdon inspektimi në lokalet e Prishtinës. /KultPlus.com