28 Korrik, 2020 - 10:59 pm
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna synon rihapjen e çerdheve me kushte nga e hëna, pasi që Qeveria e Kosovës ia ka lënë Komunës përgjegjësinë për rihapjen e tyre, shkruan KultPlus.
Postimi i Ahmetit:
Qeveria e Kosovës ka vendosur që përgjegjësinë për hapjen e çerdheve të ja lënë Komunave.
Komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre por me kushte të caktuara për të cilat do të ju njoftojmë ditëve në vijim. Meqenëse e premte është Bajram, sipas të gjitha gjasave rihapja me kushte do të lejohet nga e hëna, 3 gusht 2020.
Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë.
Falemnderit për mirëkuptim! /KultPlus.com