22 Mars, 2024 - 11:22 am
Ditën e Martë, me datë 26.03.2024, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do të organizohet tryeza shkencore kushtuar 110 vjetorit të Principatës së Wilhelm Won Wiedi-it.
Aktiviteti do të fillojë në orën 11:00 të paradites dhe do të ketë ligjërata nga studiues të ndryshëm.
Mareglen Verli do mbajë ligjëratën “Opinione të Wied për Shqipërinë dhe shqiptarët”, Ksenofon Krisafi do flasë për “Pozitën juridiko-ndërkombëtare të principatës shqiptare të Wiedi-it”, Romeo Gurakuqi ka trajtesën me titull “Trashëgimia politiko institucionale e Principatës së Wilhelm von Wied (mars-shtator 1914)”.
Mareglen Kasmi do flasë për “Princ Wied në këndvështrimin e dokumentacionit arkivor gjerman”, Aurela Anastasi dhe Erind Merkuri do të flasin për “Përpjekjet për reformimin e sistemit të drejtësisë gjatë Principatës shqiptare dhe ndikimi vijues në reformat gjyqësore”, Shaban Sinani do të flasë për “Kronikë në letërsi-koloneli Thomson”, Vasil S. Tole ka ligjëratën me temë Princ Wied-i, mbreti me himn dhe marsh muzikor.
Aktiviteti do të pasohet nga diskutime të ndryshme më pas edhe me pjesëmarrës nga salla. A.K./Tema / KultPlus.com