19 Shtator, 2021 - 8:30 pm
Një akrobat 27-vjeçar dhuroi një shfaqje spektakolare, për qytetarët e Parisit, pasi eci përgjatë një litari të lidhur në Kullën e Eifelit, në një lartësi prej 70 metrash.
Nathan Paulin , i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litar, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris, sipas Agence France-Presse.
Madje akrobatit 27-vjeçar u shtri në litar për të shijuar pamjen panoramike.
Ai tha i duhej të praktikohej për katër vjet për të arritur suksesin mbresëlënës. / KultPlus.com