27 Gusht, 2020 - 3:17 pm
Sot një vit, alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Qysh nga ajo kohë, Uta tregon se çdo ditë ka dhimbje të këmbës dhe se kjo i ka kushtuar asaj financiarisht dhe mentalisht. Përkundër kësaj, ajo ka gjetur ndihmë veç tek miqtë e afërt por asnjëherë tek shteti.
Sipas Utës, në rrethana normale ajo do të duhej të kishte një Sigurim Shëndetësor që do t’i mbulonte shpenzimet e aksidenteve në mal, apo edhe Ministria e Shëndetësisë apo ajo e Sportit do të dukej të kryenin punën e tyre.
Duke qenë e zhgënjyer nga kjo përvojë personale, Uta ju drejtohet edhe me një mesazh: Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve.
Ky është postimi i plotë i Uta Ibrahimit:
Nganjëher gjithçka që të duhet është nji gjest i vogël i dikujt, e nganjëher ajo nuk mjafton .. po duhet pak ma shumë 😜
E shpesh, eksperiencat e tilla të japin edhe ma shumë forcë për me u përball me sfidat edhe ma të vështira ne jetë!❤️🦋
Sot, u bën nji vjet prej aksidentit tem në Valbonë😌 Nëse nuk rrej, nuk ka dit të që nuk kam dhimbje në këmb .. e kur e rrej vetën edhe i msheli syt, qohna dal e i boj krejt sportet e mundshme ..
Intervenimi në këmb, edhe krejt muajt pa punë dhe pa ekspedita, m’kan kushtu finaciarisht edhe mentalisht kogja shumë … e në ndërkohë ndihma morale edhe finaciare ka ardh veq prej një numri të vogël të njerzve të shpirtit .. e që secili e din se kush janë ❤️
Sikur aksidenti të kish qenë aksident trafiku, ku secili kish marr përgjegjësi për veprimet apo edhe sigurimi, sigurisht nuk isha ndi kështu.
Në ndërkohë, sikur Kosova të kishte qenë një vend ma i mirë me jetu, atëher unë e kisha pas një Sigurim Shëndetësor që mi mbulon shpenzimet e aksidenteve në mal (nuk ka kompani të sigurimeve që e ofron këtë gjë) apo, Ministria e Shëndetësisë apo edhe Ministria e Sportit, apo institucionet e tjera relevante ta kishin kry punën e vet siç duhet … sigurisht që këtë eksperiencë të keqe e kisha kalu ma leht …
Çka po du me thënë për fund .. Kujdesuni për vetën se kërkush nuk lodhet për juve. / KultPlus.com