25 Mars, 2025 - 3:22 pm
Në Torrën Veneciane në Durrës u zhvillua aktiviteti ndërveprues “Nga e Shkuara në Argëtim – Eksplorimi i Durrësit përmes Lojërave & Krijimtarisë”.
Fëmijët pjesëmarrës në aktivitet u njohën me trashëgiminë kulturore të Durrësit përmes lojës në tavolinë, punëtorive kreative dhe artit bashkëpunues.
Aktiviteti pati atmosferë plot kreativitet dhe histori që marrin jetë në zemër të qytetit, brenda mureve të Torrës Veneciane.
Ky event zbatohet në kuadër të projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, i realizuar nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Aktiviteti përfshiu: Lojë edukative mbi trashëgiminë e Durrësit si edhe dy punëtori kreative për fëmijët dhe të rinjtë./atsh/KultPlus.com