Aktori Bruno Shllaku shtrohet në spital, pëson hemoragji cerebrale

18 Prill, 2020 - 11:14 pm

Aktori shqiptar Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme.

Ai ndodhet në reanimacionin e neurologjisë në QSUT për t’u mbajtur nën kontroll, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.

Lajmin e konfirmon për Report Tv vëllai i aktorit Primo Shllaku, i cili nuk ka mundësi ta takojë për shkak të situatës së Covid-19.

Këto ditë përmes vargjeve të “Lahutës së Malcisë” së Gjergj Fishtës ai ka rrëfyer se shqiptarët duhet të kenë kujdes nga COVID-19, sepse kanë shumë për të bërë derisa të realizojnë misionin për të cilin kanë ardhur në këtë jetë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë gjendje Shllakun, pasi nuk është raportuar më parë që aktori të ketë pasur ndonjë sëmundje, apo dobësim të gjendjes shëndetësore.

Bruno Shllaku ka luajtur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ku së fundmi e kemi parë edhe në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” me rolin e tropojanit tipik. /KultPlus.com

Të ngjajshme