16 Mars, 2021 - 1:57 pm
Qarkulloi lajmi që aktori i njohur shqiptar, Luan Jaha, është në gjendje të rëndë shëndetësore, e për çka u kërkua me urgjencë të sigurohet gjak nga personat që veçse e kanë kaluar COVID-19 që në këtë mënyrë të sigurohet plazma e gjakut, shkruan KultPlus.
Ndihmë u kërkua nga shumë regjisorë e artistë shqiptarë të cilët e shpërndanë informacionin.
Por, tashmë ka reaguar edhe vetë aktori Luan Jaha, i cili pasi ka falënderuar të gjithë për gatishmërinë, ka pohuar që gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Pershendetje miq,
Ju falemnderit shumë për gadishmërinë!
Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira!
Ju paça”, ka shkruar Jaha. / KultPlus.com