15 Prill, 2020 - 8:00 pm
Në një veprim që do të vijë si lehtësim i ëmbël për prindërit britanikë, aktori Tom Hardy do të marrë përsipër detyrën rrëfimit të përrallave për një javë.
Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC në emosionin “Historitë e gjumit” në vitin 2016 dhe do t’i rikthehet këtij roli nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për media të mërkurën.
Aktori i njohur më së shumti për rolet e tij në “Inception”, “Peaky Blinders” dhe “The Revenant”, u dëshmua si një lexues shumë i popullarizuar i përrallave, me leximet e tij në vitin 2016 duke arritur një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC-së.
Lajmi për kthimin e Hardy-t u prit shumë mirë edhe nëpër mediat sociale.
Gjatë “javës së Tomit”, Hardy do të lexojë “Hug Me” nga Simone Ciraolo; “Under the Same Sky” nga Robert Vescio dhe Nicky Johnston; “There’s A Tiger In The Garden” nga Lizzy Stewart; “Don’t Worry, Little Crab” nga Chris Haughton; “The Problem With Problems” nga Rachel Rooney dhe Zehra Hicks, dhe një përrallë më shumë që mbetet për t’u konfirmuar.