27 Korrik, 2019 - 10:37 pm
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën Elvana Shala, është ajo e cila çdo herë ngrit zërin për çështje të ndryshme humanitare dhe demokratike, ndërsa edhe kësaj here me pjesëmarrjen e saj në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York ka ngritur zërin për të drejtat e grave të dhunuara në luftë, shhkruan KultPlus.
Aktualisht është duke marrë pjesë në samitin e filantropisë, paqes dhe të drejtave të njeriut ‘Nexus Global Summit të OKB-së’, ku ka takuar modelen dhe aktoren e njohur britanike, Cara Delevingne.
Në fotografinë e publikuar nga vet ambasadorja Shala, duket bashk me aktoren në fjalë ku të dyjat mbajnë në qafë, qaforet e punuara nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Ky është statusi i plotë:
Yllit botëror të filmit Cara Delevingne e cila numëron plot 42.7 milionë ndjekës në instagram dhe është një nga femrat më më ndikim, tashmë i dhurova dhe e mban në qafë qaforen më të veçantë nga Kosova të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë!
Ju pershendesim nga OKB. / KultPlus.com