8 Gusht, 2022 - 2:54 pm
Shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti nivelin më të ulët të këtij viti.
Ai është 7% nën mesataren e 44 viteve të të dhënave satelitore të monitoruara dhe shumë nën të dhënat e mëparshme.
Kjo është vërejtur nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”, i cili, i zbatuar nga Qendra Evropiane për Parashikimet Afatmesme të Motit në emër të Komisionit Evropian dhe me financimin e BE-së, publikon rregullisht buletinet mujore të klimës.
”Deti Antarktik është prekur nga zona të mëdha të përqendrimit nënmesatar të akullit të detit, nga detet Amundsen dhe Bellingshausen deri në zonën veriore të detit Weddell, si dhe pjesa më e madhe e Oqeanit Indian”, thotë ”Copernicus”.
Shtrirja e akullit të detit Antarktik është zvogëluar në krahasim me vlerat minimale të regjistruara në korrik midis 2019 dhe 2021 duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë për muajin korrik, në të dhënat satelitore.
”Korriku 2022 është më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, pothuajse 0,4 gradë Celsius mbi mesataren për periudhën e referencës midis viteve 1991 dhe 2020”, shtoi ai.
”Temperaturat ishin nën mesataren përgjatë Oqeanit Indian, nga Briri i Afrikës në Indinë Jugore në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore, si dhe në pjesën më të madhe të Australisë”, shtoi ai./ atsh / KultPlus.com