5 Qershor, 2020 - 11:27 pm
Para 19 vjetësh janë gjetur mbetjet mortore të Genc Berishës, vëllait më të vogël të Granitit dhe Lirijes shtatzënë.
Në Serbi deri tash janë identifikuar katër lokacione në të cilat ka më shumë varreza masive me 941 trupa.
Më 2 qershor të vitit 2001 në Serbi nisi mihja e varrezës masive në Batajnicë. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Ky lajm në Serbi nuk ekziston, sepse Serbia, opinioni i saj dhe një pjesë e madhe e banorëve ose nuk di ose nuk duan ta dinë as për Batajnicën , as për të gjitha varrezat e tjera masive në territorin e vet, ku kanë përfunduar të gjithë ata të cilët quhen ndryshe, ose i luten ndryshe Zotit. Nuk besoni? Pyeteni Gencin.
Në Serbi, gjatë gjithë kohës nga vitet e nëntëdhjeta e deri sot sundon heshtja, ligji i heshtjes sipas të cilit askush nuk thotë asgjë. Sikur të flisnin, nga recepcionisti deri te presidenti i vendit, më me qejf do t’ju tregonin se si Serbia, duke luftuar për idenë e “Serbisë së Madhe” bëri luftëra ose u përlesh, ose në këtë mënyrë a në tjetrën okupoi thuaja të gjitha republikat e krahinat e ish-Jugosllavisë. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sikur të flisnin qartë, që nga pushteti deri te mediat, do t’ju tregonin për kampe masive për joserbët në territorin e vet siç është Shlivovica famëkeqe, e cila në sytë e opinionit serb nuk ka ndodhur, por që ka çuar në vdekje gjatë gjithë kësaj dekade. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sikur opinioni serb të ishte e artikuluar dhe e sinqertë, në radhë të parë kundruall qytetarëve të vet, pastaj karshi botës dhe ndaj vetvetes, sot, në ditën e mihjes së masives në Batajnicë, mediat nga e para te e fundit në Serbi në faqet e para do të kishin:
“Në territorin e Serbisë deri tash janë identifikuar katër lokacione në të cilat ghjenden disa varreza masive ne gjithsej 941 trupa, në: Batajnicë me 744 trupa, Peruqac me 84, Petrovo Sello me 61 dhe Rudnicë me 52 trupa. Tri varrezat e para masive janë zbuluar më 2001, kurse e fundit, Rudnica, më 2013 (burimi: Ratusrbiji.rs), transmeton KOHA.
Sot do të ishte ditë zie në Serbi, kurse flamujt do të uleshin në gjysmë shtizë.
Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Sundimtari i mirë i Serbisë
po të kishte drejtësi, njerëzi dhe respekt, në krye të Serbisë do të ishte dikush që do t’i dënonte luftëratr e turpshme nacionaliste të ushtrisë serbe me emra e flamuj të ndryshëm, të Kishës Ortodokse Serbe që nga Vojvodina deri te mali i Zi i pavarur sekular. Po ai, dikushi i panjohur, i cili do ta drejtonte fiktivisht Serbinë më të mirë, do të thoshte STOP kamarilës profashiste të po asaj Serbia, e cila nënshkruhet me emrin “Levijatan”, e cila në uniforma të reja fare lirisht shfaqet në qytetet e po asaj Serbia. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
Natyrisht, ky “sundimtar i mirë i Serbisë” periklik i panjohur nuk ekziston, meqë Serbia vetë ka kohë që është strehuar në turpin e saj. Në këtë vend, populli është dehur nga lajme të rreme, aq sa jeta reale ka kohë që është bërë lajm i rremë. Sepse jeta reale e pushtetshme, fshihet pas ekranit dehës LED, nga i cili Mitroviqi, Mariqi dhe mësuesit e tjerë të realitetit të çoroditur shpërndajnë gënjeshtrat e tyre dehëse. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
sot përfaqëson fanarin europian në… zgjidhni – që nga të drejtat njerëzore, deri te standardet, nga ligji deri te ballafaqimi me të kaluarën. Vetëm në një vend të tillë, i cili ëndërron të bëhet ose guberni ruse ose sipas më të resë mikroprovincë kineze, populli masivisht i duartroket Traumpit për keqtrajtimin e popullit të vet, për shkak të pigmenteve të ndryshme të lëkurës. Nuk po besoni? Pyeteni Gencin.
të ashtuquajturin “korpus nacional serb” është zhvilluar një e folme fare e re. Ja për shembull, a e dini si shkruhet dhe si lexohet fjalia “Antifashisti i dëshmon të vërtetës”? Nuk e dini? Shkruhet e shqiptohet si “Autoshovinisti përhap edhe gënjeshtra edhe urrejtje”. Prapë nuk po besoni. Pyeteni Gencin.
Serbia nga njëfarë shkaku të çuditshëm flet për rrezikimin e saj dhe rrezikimin e popullit të vet anembanë botës dhe Gjithësisë, duke mos ditur çfarë do të thoshte Sveto Basara, na falni ligji universal, për faktin se diku jetojnë serbë, nënën ia luajsha, nuk do të thotë se edhe ajo është tokë serbe! serbët
Ose ta citoj gazetarin nga Sarajeva dhe njeriun Boro Kostiqin, i cili thotë “Sa herë dëgjoj se serbët janë të rrezikuar, menjëherë e vizitoj bodrumin”. E ka ndier Boro ynë fishkëllimën e granatës në lëkurën e vet, eshtër, dhe organet e brendshme në qytetin e Sarajevës gjatë rrethimit më të gjatë në historinë moderne si duket “rrezikimi i serbëve”. Nuk po besoni? Lirisht mund ta pyetni Boron. U mor vesh, për çdo rast pyeteni Gencin.
Kush është Genci?
Në djallë të shkojë, kush është ky Genc, të cilin aq shpesh e përmend? Kush është ai autoritet superior, i cili e sheh fajin dhe din për fajin e politikës serbomadhe, i cili mund të gjykojë me drejtësi, qoftë çfarë qoftë, dhe çfarë nuk është, prandaj të mos e maltretojmë më?
Ose për këtë ta pyesim Gencin?!
Shikoni, Genci i ka katër vjet. Ai shfaqe i shoqëruar me vëllain e tij dyvjeçar, Granitin dhe të gruas së re shtatzënë, Lirijes. Lirija, merreni me mend, është në muajin e tetë të shtatzënisë. Por kur mendoni, të keni kujdes. Genci, Graniti e Lirija nuk janë personazhe të trilluara, ku ta di, nuk janë as shfaqje fetare të cilave do t’u jepej supërforcë mbinatyrore, prandaj edhe në këtë rast që të vlerësojnë politikat lokale ose politikën e një vendi.
E pra, Genci me të vëllain dhe shoqen e tij janë personazhe reale, të prekshme. Nga gjaku dhe mishi.
Në fakt ishte.
Si sot, para 19 vjetësh mbetjet mortore të Genc Berishës katërvjeçar, vëllait të tij më të ri, Granitit, dhe Lirijes shtatzënë, panë dritën e ditës dhe të botës së turpshme. Dolën pikërisht në Batajnicë në Serbi, për t’i treguar botës, urbi et orbi për politikat konkrete serbomëdha.
Gencin u gjetën edhe dy biberonë, dra thonjsh, disa ngjyra druri dhe një krehër. Gencin me të vëllain dhe shtatzënën bashkë me qindra të tjerë, i ka vrarë ushtria e rregullt e Serbisë, atëherë Ushtria e Jugosllavisë, e pastaj me kamion frigorifer, si mish kafshësh, gjithnjë me qëllim të fshehjes së gjurmëve i kanë transportuar në Serbi, duke mos e lënë të qetë Gencin as për së vdekuri.
Prandaj Genci është dëshmitari më besnik në botë!
Konsideroj se për politikën, dhunën, për ligjet, të drejtën e drejtësinë, më shumë se të gjitha rezolutat, komisionet historike, tryezat e rrumbullakëta e me kënde, me koka të thinjura dhe me tituj akademik[, më shumë flet, për shembull, Genc Berisha katërvjeçar, i vdekur e i zëshëm, i vrarë por i gjallë, me dy biberonë, me ngjyra të drunjta dhe darët për thonj
Dëshmitarë i ka Graniti i vrarë dyvjeçar, shtatzëna e vdekur Lirija. Unë dëshmitarë më të mëdhenj për krimet e kryera nuk njoh!
Prandaj pyeteni Gencin, lirisht pyeteni se çfarë ka bërë e ka kryer politika serbe gjatë tri dekadave të fundit/ Al Jazeera.