21 Maj, 2024 - 2:08 pm
Alba dhe Eda, dy lezbiket që kurorëzuan martesën e tyre, kanë folur këtë të martë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ato thanë se morën shumë kritika dhe komente ndërsa shtuan se dasma doli jashtë pritshmërive pasi donin diçka shumë të vogël.
Mes tjerash Alba shtoi se prindërit e saj nuk ishin të pranishëm sepse vetë ajo nuk i kishte ftuar.
“Kishte njerëz që u mërzitën që nuk i ftova në dasmë. Ishin njerëzit tanë. Ne kishim menduar të bënim diçka shumë të thjesht por na doli jashtë pritshmërie. Donim të kishim dhe njerëzit tanë, por nuk kishin. Nuk i ftova unë duke ditur qëndrimin e tyre”-tha Alba./ KultPlus.com