23 Nëntor, 2021 - 11:01 am
Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut, shkruan KultPlus.
Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbi këtë rast, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta drejtë familjarëve të viktimave.
“Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkroi ai mes tjerash në “Facebook”.
Shkaqet e aksidentit akoma nuk janë bërë të njohura zyrtarisht. /KultPlus.com