13 Shkurt, 2024 - 5:15 pm
Një mërgimtar nga qyteti i Podujevës ka vendosur të realizojë një veprim jo shumë të zakonshëm.
Mërgimtari të mërkurën do ta zbuloj shtatoren për kryeministrin Albin Kurti, në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas disa fotografive, në pllakë të shtatores shkruhet “Albin Kurti, shpresa e fundit”, që lë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një simpatizant të Kryeministrit Kurti.
Sipas Tv Llapi, zbulimi do të bëhet nesër, më 14 shkurt në ora 12:00.