9 Shkurt, 2022 - 11:39 pm
Albin Tahiri do të garojë nesër (e enjte) në kombinim alpin, disiplinë kjo që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.
Ai ka gjasa shumë të mira të realizojë synimet e tij, të cilat tashmë janë rritur më shumë se sa përfshirja në top 30-she, që ishte qëllimi i tij.
Meqenëse, numri i garuesve është vetëm 27 sosh, shkaku i mungesës së normave olimpike të skitarëve në të dyja këto disiplina, Albinit i janë shtuar ambiciet për të përfunduar në mesin e 15 më të mirëve në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Ai ka numrin rendor 25, derisa gara e tij me kohën tonë lokale do të nis në ora 3:30 në lëshim, ndërsa sllallomi fillon në ora 7:15.
Albini ka zhvilluar sot përgatitjen e fundit, ndërsa fokusi i tij kryesor ka qenë tek lëshimi. /KultPlus.com